nga€68 000
- Dhoma1+1 – 3+1
- Sipërfaqja54–112 m²
Golem, Durrës
Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut
Banesa të reja në atdhe, vetëm nga zhvillues që i kemi verifikuar. Ti zgjedh nga larg, ne kontrollojmë lejen, pronësinë dhe kontratën.
Falas për blerësin. Komisionin e paguan zhvilluesi.
Zhvillues të verifikuar
I takojmë dhe ua shohim projektet e përfunduara.
Leja dhe pronësia
Kërkojmë dokumentet dhe i kontrollojmë te burimi zyrtar.
Pa pagesë për ty
Komisionin e paguan zhvilluesi, jo blerësi.
Në gjuhën tënde
Shqip, Deutsch, English. Në WhatsApp, kur të ka nge.
Projektet e para të verifikuara po vijnë. Këta janë shembuj se si do t'i shohësh.
nga€68 000
Golem, Durrës
nga€74 500
Lungomare, Vlorë
Na trego nëse kërkon këtu, që t'i kontrollojmë të parat për ty.
Më njoftoShumë familje në diasporë kanë humbur para me ndërtues që zhduken pas themeleve. Prandaj asnjë projekt nuk del në faqen tonë pa i kaluar këto pika.
Leja e ndërtimit
E kërkojmë lejen dhe e verifikojmë te autoriteti që e ka lëshuar.
Pronësia e tokës
Certifikata e pronësisë duhet të jetë në emër të zhvilluesit, ose me marrëveshje të qartë me pronarin.
Historiku i zhvilluesit
Shohim projektet e përfunduara dhe a janë dorëzuar në afat.
Kontrata te noteri
Me afate, specifikime dhe penalitete të shkruara qartë.
Pagesa me faza
Paguan sipas ecurisë së ndërtimit, jo gjithçka përpara.
Video live nga kantieri
Para çdo pagese e sheh kantierin live, me datë e orë.
Avokat i pavarur
Të rekomandojmë avokat që punon vetëm për ty.
Qyteti, buxheti, sa dhoma. Dy minuta në formular ose në WhatsApp.
Vetëm ato që i kalojnë të shtatë pikat e kontrollit.
Vizitë me video me zhvilluesin. Pyet çka të duash.
Me avokatin tënd, edhe me prokurë nëse s'mund të vish.
Kur blen, zhvilluesi na paguan një komision. Ti nuk na paguan asgjë. E themi hapur, sepse besimi fillon me sinqeritet.
Asgjë. Zhvilluesi na paguan komisionin pasi blen.
Po. Shumë blerës nga diaspora blejnë me prokurë te noteri. Avokati yt të udhëzon hap pas hapi.
Prandaj kërkojmë pagesa me faza dhe afate me penalitete në kontratë. Paguan vetëm kur e sheh ecurinë.
Jemi ndërmjetës. Të lidhim me zhvillues të verifikuar dhe të shoqërojmë deri te noteri. Nuk shesim prona tonat.
Fillojmë me bregdetin shqiptar: Durrës, Vlorë, Sarandë. Pastaj Prishtinë, Shkup e Tetovë.